Çfarë po ndodh? Hidhen raketa nga Iraku drejt një baze ushtarake amerikane në Siri

cfare po ndodh hidhen raketa nga iraku drejt nje baze ushtarake amerikane ne siri
cfare po ndodh hidhen raketa nga iraku drejt nje baze ushtarake amerikane ne siri

Të paktën pesë raketa u hodhën të dielën nga qyteti irakian Zummar drejt një baze ushtarake amerikane në Sirinë verilindore, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters dy burime irakiane të sigurisë dhe një zyrtar amerikan.

Sulmi kundër forcave amerikane është i pari që nga fillimi i muajit shkurt, kur grupet e mbështetura nga Irani në Irak ndaluan sulmet e tyre kundër trupave amerikane. Ngjarja ndodhi një ditë pasi kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, u kthye nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Një postim në rrjetin Telegram në një grup të lidhur me Kataib Hezbollah, thuhet se fraksionet e armatosura në Irak kishin vendosur të rifillonin sulmet pas një pauze gati tre mujore, pasi panë pak përparim në bisedimet për t’i dhënë fund koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vend.

Një tjetër grup i njohur i njohur në Telegram, i afërt me Kataib Hezbollah-un, Sabreen Neës, njoftoi më vonë se nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga fraksioni i mbështetur nga Irani.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se më shumë se pesë raketa u hodhën nga Iraku në drejtim të trupave në një bazë të koalicionit në Rumalyn të Sirisë, por askush nga personeli amerikan nuk u lëndua.

Zyrtari e përshkroi ngjarjen si “një sulm të dështuar me raketa”, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse raketat nuk kishin arritur të goditnin bazën ose ishin shkatërruar para se të arrinin. Gjithashtu nuk ishte e qartë nëse baza ishte vetë objektivi i sulmit. Pas kësaj, tha zyrtari, një aeroplan nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri kreu një kundërsulm.

Dy burime të shërbimeve të sigurisë dhe një oficer i lartë i ushtrisë në Irak thanë se një kamion i vogël me një raketë të fiksuar në anën e pasme ishte parkuar në Zummar, një qytet në kufi me Sirinë. Një oficer i ushtrisë tha se kamioni i shkatërruar u sekuestrua për hetime të mëtejshme ndërsa hetimet fillestare treguan se ai u shkatërrua nga një sulm ajror. “Ne po komunikojmë me forcat e koalicionit në Irak për të këmbyer informacione mbi këtë sulm”, shtoi ai.

Qendra Mediale e Sigurisë në Irakut, një organ zyrtar përgjegjës për shpërndarjen e informacioneve të sigurisë, tha në një deklaratë se forcat irakiane kanë nisur “një operacion të gjerë kërkimi dhe inspektimi” me synim gjetjen e autorëve pranë kufirit sirian, duke u zotuar që t’i nxjerrin ata para drejtësisë./Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →