Juristi Ylli Manjani ka folur në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” mbi padinë e tij në Gjykatën Kushtetuese, e cila lidhet me të dhëna nga platforma SKY ECC.
Manjani shprehu shqetësimin se përdorimi i këtyre të dhënave dhe të atyre nga Encrochat është një çështje e re për sistemin ligjor shqiptar, duke theksuar se “legjislacioni ynë në tërësi është i shurdhët dhe ka shumë pikëpyetje”.
Ai sqaroi se kërkesa e tij bazohet në një arsyetim kushtetues, duke kërkuar që të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme gjatë procesit penal të mos konsiderohen si dokumente. “Këto përgjime duhet të futen në kuadër të kërkimit për mjetin e provës, siç e thotë ligji ynë procedural,” theksoi Manjani.
Sipas tij, prokurorët e kanë pranuar se janë para përgjimeve, por për të arritur një marrëveshje në këtë çështje kanë nevojitur 15 muaj. “Këtë situatë nuk e kemi shpikur ne,” përfundoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co