Kryeministi Edi Rama ka dhënë lajmin se foshnjat e para të ardhura në jetë janë binjakë.
Ares dhe Rajd erdhën në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00, informon Rama.
“Çfarë viti filloi”, shkroi kreu i qeverisë krahas fotove të foshnjave.
Rama shprehet se binjakët e vitit 2025 “na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet”.
Postimi i Ramës:
ÇFARË VITI FILLOI
Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00
#GËZUAR