Egnatia i ka dhënë lamtumirën Champions League, pasi është eliminuar nga gjuajtjet e penalltive, ndaj kampionëve boshnjakë të Borac Banja Lukës. Rrogozhinasit ia dolën të fitonin ndeshjen e kthimit ndaj Borac Banja Luka me rezultatin 2-1, por jo me diferencën për të shmangur gjuajtjet nga pika e bardhë, që nxorrën fitimtarë boshnjakët. Një sfidë e cila nisi me një koereografi spektakolare të tifozëve rrogozhinas, të cilët e kishin tejmbushur tribunën përballë me flamuj kuqezi, si për t’i demostruar kundërshtarit, mënyrën e duhur dhe të kundërt të të bërit tifozllëk, në ndryshim nga sfida e zhvilluar një javë më pare në Bosnjë.
Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, rrogozhinasit kërkonin medoemos fitoren dhe ia dolën të gjenin shpejt avantazhin me anë të Ibrahimoglu në minutën e 17-të, me një goditje diagonal shumë të bukur që u ndal në cepin e majtë të portës së miqve. Por miqtë barazuan sfidën pas një pavëmendje në mbrojtje në minutën e 30-të, tek I vetmi gabim I rrogazhinasve në këtë mbrëmje. Egnatia më pas shpërdoroi shumë raste para portës, por nuk u dorëzua dhe në fundin e pjesës së dytë me Joel ia dolën që të çonin shifrat në 2-1, pas një pasimi perfekt nga krahu i djathtë nga ana e Aleksit.
Kjo bëri që të luheshin shtesat, por aty nuk kishte gola të tjerë dhe fjala u kaloi penalltive. Te gjuajtjet nga pika e bardhë, Aleksi goditi traversën ndërsa Lushkja gaboi dy herë penalltinë që u përsërit. Në fund të ndeshjes tekniku Tetova u shpreh se eleminimi I skuadrës së tij ishte çështje fati dhe se djemtë e tij zhvilluan një ndeshje shumë pozitive. Kësisoj, Egnatia u largua me kokën lart nga Champions League, pas dha gjithçka sidomos në këtë ndeshje të dytë, por fati dhe “ruleta” e penalltive, nuk donin që skuadra e Edlir Tetovës të vazhdonte më tutje. Gjithsesi Aventura e kampionëve të Shqipërisë do të vijojë në Ligën e Konferencës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co