Egnatia vijon me intensitet të lartë përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kthimit në Champions League kundër Borac Banja Lukës. Rrogozhinasit e drejtuar nga Edlir Tetova kanë provuar të punojnë edhe në aspektin taktik për të qenë gati për këtë përballje më të rëndësishme sa i takon fatit në ndeshjet e kompeticioneve europiane. Kampionët e Shqipërisë do të vuajnë mungesën e dy lojtarëve kryesorë si Edison Ndreca dhe Arbin Zejnullai, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në takimin e një jave më parë, ku Egnatia u mund me rezultatin 1-0.
Referuar kontingjentit të lojtarëve që rrogozhinasit kanë me shumë gjasa, moduli që Edlir Tetova do të startojë nga minuta e parë pritet të jetë 3- 5-2. Në portë do të jetë si gjithnjë Alen Sherri. Në prapavijë rikthehet kapiteni Renato Malota, i cili i jep garanci dhe siguri. 35-vjeçari falë përkushtimit maksimal ia del të jetë i gatshëm për skuadrën.
Në krah lezhjani do të ketë Xhemajlin dhe Dylisin. Nga krahët në të djathtë pritet Fangaj, ndërsa në të majtë do të aktivizohet Alijev. Azeri luan edhe si mbrojtës anësor, pasi ka armë të fortë shpejtësinë. Në mesfushë Aleksi dhe Lushkja do të kenë partner Ahmetajn. Në sulm Kasa dhe Ibrahimohlu do të tentojnë t’i bëjnë keq ekipit Borac
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co