Champions League, Hakimi: Pres ndeshje të luftuar, ndaj Arsenalit për 3 pikë

champions league hakimi pres ndeshje te luftuar ndaj arsenalit per 3 pike
champions league hakimi pres ndeshje te luftuar ndaj arsenalit per 3 pike

Mbrojtësi i PSG, Achraf Hakimi është shprehur para ndeshjes ndaj Arsenalit në Champions, se pret një takim shumë të luftuar.

“Do të jetë një ndeshje mes dy skuadrave shumë të forta, një ndeshje e bukur për t’u parë.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë ku të dyja skuadrat duan të tregojnë personalitetin e tyre”.

Arsenali është një ekip shumë i vështirë për të luajtur ndaj tyre, do të jetë një ndeshje e komplikuar. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ato janë tre pikë vendimtare sidomos me këtë format të ri të Champions” – tha ai. PSG ka fituar 1-0 ndeshjen e parë ndaj Gironas.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co