Sport

Champions me “fytyrë” të re, ja përllogaritjet që duhen bërë për kualifikim në fazën tjetër

champions me fytyre te re ja perllogaritjet qe duhen bere per kualifikim ne fazen tjeter
champions me fytyre te re ja perllogaritjet qe duhen bere per kualifikim ne fazen tjeter

Të martën në mbrëmje merr jetë edicioni i ri i Uefa Champions League. Një sezon unik do të jetë ky që do të nis. 36 skuadra e jo më 32, në një grup unik, ku do të kenë mundësinë të luajnë 8 ndeshje, 4 brenda fushe dhe 4 në transfertë, për të mësuar më pas se cili do të jetë fati i tyre për të vijuar më tej kompeticionin. 8 skuadrat e renditura më mirë në klasifikimin përfundimtar do të kalojnë më tej në fazën e zakonshme të 1-/ të finaleve. Skuadrat e renditura nga vendi i 9 në të 24 do të kalojnë në fazën e play off-it e do të përballen me njëra tjetrën për të përcaktuar se cilat do të jenë 8 ekipet e tjera që do t’i bashkangjiten 8 skuadrave të kualifikuara nga faza e ligës, e që do të formojnë kuadrin e plotë të 16 skuadrave për fazat me eleminim direkt.

Megjithatë duke qenë një format që do të aplikohet për herë të parë, me të drejtë të gjithë shtrojnë pyetjen: Sa pikë i duhen një skuadre për të siguruar kualifikimin për më tej? Kësaj pyetje së fundmi i është përgjigjur sistemi i quajtur “ELO” i cili ka bërë afro 10 mij simulime, për të gjetur një mesatare të saktë. Kështu sipas këtij sistemi, çdo skuadër mesatarisht duhet të grumbullojë 15 pikë nëse kërkon të kualifikohet direkt në fazën me eleminim direkt, pra për t’u renditur në 8 skuadrat e para. Ndërkohë skuadra që do të renditet e 24, ose e fundit që do të ketë shansin të marrë pjesë në play off, duhet të grumbullojë mesatarisht 9 pikë.

Sigurisht këto janë vetëm disa përllogaritje, pasi të gjithë presin me padurim të shohin se si do të jetë ky format i ri i këtij kompeticioni. Deri tani njohim vetëm faktin se që në fazën e ligës Champions League do të vendos përball emra të mëdhenj të futbollit botëror, të cilët padyshim do të na garantojnë emocione dhe spektakël.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts