Sport

Chiesa larg Juventusit, sulmuesi anësor në radarët e rivalëve të urryer

chiesa larg juventusit sulmuesi anesor ne radaret e rivaleve te urryer
chiesa larg juventusit sulmuesi anesor ne radaret e rivaleve te urryer

Federico Chiesa mund të jetë surpriza  e madhe e kësaj vere. Sulmuesi italian, pas disa vitesh në Torino, po mendon për një largim të mundshëm dhe destinacionet janë të shumta.

Chiesa pëlqehet te rivalët e urryer, Interi. Klubi zikaltër, është gati të futet në tratativa me bardhezinjtë, për të siguruar kështu transferimin e anësorit.

Gjithsesi, asgjë nuk do jetë e lehtë, edhe nëse ofrohen paratë e nevojshme, pasi “Zonja e Vjetër” nuk do të dëshironte të forconte një kundërshtar të tillë.  26-vjeçari luajti 33 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi 9 gola dhe dhuroi 2 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts