Zyrtarët e Shërbimit Sekret amerikan ka i ka bërë të ditur stafit elektoral të Donald Trump që të ndalojë mbajtjen e mitingjeve të mëdha në natyrë. Masa vjen pas atentatit ndaj ish-presidentit në Pensilvani.
Washington Post citon burime nga brenda agjencitë sekrete amerikane të cilët kanë diskutuar planet për sigurinë e Donald Trump. Për takimet e ardhshme, skuadra e Trump është duke vëzhguar vende të mbyllura, të tilla si arenat e basketbollit dhe hapësira të tjera të mëdha ku mund të vendosen mijëra njerëz. Ndërkohë bëhet e ditur se stafi elektoral i Donald Trump nuk po planifikon ndonjë takim me pjesëmarrje të gjerë në natyrë, tha një person i afërt me Trump, citon Washington Post.
Pas të shtënave ndaj Donald Trump, agjentët e Shërbimit Sekret ia komunikuan shqetësimet e tyre për mitingje të mëdha në natyrë, këshilltarëve të fushatës së Trump.
Trump ka mbajtur qindra mitingje në natyrë që nga takimi i tij i parë presidenciale, shpesh duke u mburrur për pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në takimet e tij elektorale. Mitingjet mbahen shpesh në aeroporte, por gjithashtu mbahen në terrene panairesh, stadiume futbolli ose vende të tjera të mëdha në natyrë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co