Çifti i bashkëshortëve punësohet në një stallë, por gruaja nis lidhje jashtëmartesore me pronarin! Detajet shokuese, 37-vjeçari synonte të prostituonte nënën e dy fëmijëve

cifti i bashkeshorteve punesohet ne nje stalle por gruaja nis lidhje jashtemartesore me pronarin detajet shokuese 37 vjecari synonte te prostituonte nenen e dy femijeve





































Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Maliq, ku një nënë e dy fëmijëve kishte nisur lidhje jashtëmartesore me pronarin e një stalle ku ishte punësuar së bashku me bashkëshortin e saj.

prostitucion

Sipas policisë, 25-vjeçarja dhe i shoqi u punësuan nga 37-vjeçari në stallën e tij në fshatin Petrushë. Por, pronari i stallës ka nisur një lidhje me nënën e dy fëmijëve, ndërsa synimet e tij mësohet se kanë qenë “djallëzore”.

Mësohet se 37-vjeçari kishte për qëllim të prostituonte të renë, e cila edhe më parë ka qenë viktimë e trafikimit seksual në Greqi.

Raportohet se 25-vjeçarja ishte shfrytëzuar për prostitucion në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore.

Pas kthimit në Shqipëri ajo ishte punësuar në stallën e kushëririt të dy tutorëve të saj së bashku me bashkëshortin.

Nisur nga ky fakt, dhe marrjen në pyetje të nënës se dy fëmijëve, bashkëshortit të saj dhe pronarit të stallës, dyshohet se lidhja jashtë martesore kishte për qëllim prostituimin e 25-vjeçares.

Krahas procedimit për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje”, çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të trafiqeve në DVP Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →