Bota Sport

Cikloni “Ibra” mbi botën kuqezi, ja si po e revolucionarizon Milanin

cikloni ibra mbi boten kuqezi ja si po e revolucionarizon milanin



































Për t’u kthyer në rrugët e fitoreve dhe për të synuar yllin e dytë, nuk mjafton të forcohet skuadra në merkato. Zlatan Ibrahimoviç po përpiqet të ndryshojë Milanin në aspekte të ndryshme, duke trajtuar me vëmendje edhe detajet.

IBRAA

Për shembull, ishte ideja e tij që të rrethonte qendrën sportive “Milanello” me perde të gomuara për të rritur privatësinë dhe për të kufizuar sa më shumë përpjekjet për spiunazh gjatë stërvitjes. Në përputhje me diktatet e pronarit Kardinale, i cili ishte i qartë nga Londra marsin e kaluar:

“Duhen ndryshime në çdo aspekt”, pati thënë ai, duke emëruar suedezin si zërin e tij në klub. Shtysa drejt krijimit të një ekipi nën 23 vjeç erdhi mbi të gjitha nga suedezi, për të lejuar që më shumë talente nga sektori i të rinjve të afroheshin me ekipin e parë. Një lidhje më e drejtpërdrejtë mes djemve të Bonerës dhe atyre të Fonsekës.

NISMAT – Lojtari i fundit që do të jetë pjesë e debutimit të ardhshëm të Milanit në Serinë C është Kristian Komoto, i lindur në vitin 2008, djali i ish- futbollistit Xhanluka që ka veshur fanellat e Torinos dhe Fiorentinës në të kaluarën.

Prurja e parafundit për “Mialn Futuro” ishte Maksimilian Ibrahimoviç, djali i madh i Zlatanit, një regjisor me përvojë që ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale dhe do të bëhet maxhoren më 22 shtator. Vitin e kaluar ai iu bashkua Primavera-s së Injacio Abates pa gjetur hapësirë.

Ndërkohë Ibra, gjithnjë e më shumë një menaxher operacional i gjithanshëm, ndërhyri gjithashtu për të rinovuar stafin e fizioterapisë të “Djallit” në përpjekje për të parandaluar morinë e dëmtimeve të cilat kapluan kuqezinjtë në sezonin e kaluar.

Zlatan, gjithashtu vendimtar në zgjedhjet e Fonsekës dhe Moratës, nuk ka një rol të përcaktuar, por po tenton të revolucionarizojë Milanin. Në çdo bisedë ai shfaqet personalisht siç bëri në ditën e prezantimit të trajnerit, teksa edhe goditjet e merkatos po zhvillohen të gjitha nën mbikëqyrjen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts