Bota Shqiperia

Cila ishte gruaja që frymëzoi Bukowskin të shkruante “Femrat”! Si e ktheu pasionin për Linda Lee në një muzë frymëzimi për një nga romanet më të famshme të tij, që do të shkruante më pas

cila ishte gruaja qe frymezoi bukowskin te shkruante femrat si e ktheu pasionin per linda lee ne nje muze frymezimi per nje nga romanet me te famshme te tij qe do te shkruante me p













































Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani me 16 gusht të vitit 1920. Dy vjet pas lindjes së tij, e gjithë familja emigron në Amerikë.

bukowski-hollywood-481x620

Ata vendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. E gjithë jeta e tij është e shkruar në libra. Emri i tij i plotë është Henry Charles Bukowski Jr., por atë thjesht e thërrisnin Henk. Ka vdekur me 9 mars të vitit 1994 nga leukemia në San Pedro. Është autori i 34 vëllimeve poetike, 3 romaneve dhe një skenar filmi. Bukowski njihet si një ndër themeluesit e rrymës “Underground” të shkrimit artistik. Përgjatë karrierës mëse tridhjetë vjeçare të shkrimtarit, Bukowski ka botuar 32 libra me poezi, pesë libra me tregime, katër romane, si dhe skenarin e filmit “Pijetari”. Në qoftë se në Europë, romanet, librat me poezi e tregime i dhuruan një sukses të bujshëm, në Amerikë i siguruan famën e shkrimtarit të mallkuar.

“Femrat” është libri i tij i parë që i paraqitet lexuesit shqiptar. Bukowski u mbështet tek eksperienca, emocioni dhe imagjinata në veprën e tij, duke përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë dhe imazheri të dhunshme e plot seks. Ndërsa disa kritikë e panë stilin e tij si fyes, të tjerë mendojnë se Bukowski satirizoi sjelljen prej maçisti përmes përdorimit të shpeshtë të seksit, abuzimit me alkoolin dhe dhunën. Charles Bukowski ishte një shkrimtar profilik i cili përdori poezinë dhe prozën për të përshkruar jetën e zakonshme në shoqërinë amerikane të shtresës së ulët.

JETA

Më 1939, Bukowski hyri në Kolegjin e qytetit në Los Anxhelos nga ku u përjashtua në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kohë kur u zhvendos në Nju Jork për t’u bërë shkrimtar. Ai i kaloi pesë vitet që pasuan duke shkruar dhe udhëtuar ndërsa mori shumë njoftime refuzimi nga gazetat ku dërgonte shkrimet për botim. Më 1946, Bukowski vendosi të heqë dorë nga aspiratat e tij si shkrimtar dhe i hyri një aventure dhjetëvjeçare që e çoi nëpër të gjithë Amerikën. Pasi pothuajse sa nuk vdiq në Los Anxhelos, Bukowski filloi të shkruajë sërish, megjithëse vijoi të pijë dhe të kultivojë reputacionin si poet me jetë të vështirë. Ai nuk filloi karrierë prej shkrimtari profesionist deri pas moshës tridhjetë e pesë dhe njësoj i bashkëkohësit e tij, filloi të publikojë nëpër gazeta të vogla, veçanërisht gazeta vendore si Open City dhe L.A. Free Press. “Publikuar nga gazeta të vogla dhe ilegale apo revista të parëndësishme”,- shkroi Jay Dougherty te Contemporary Novelists, “Bukowski fitoi popullaritet përmes fjalëve gojë më gojë.”

Personazhi kryesor në poemat dhe tregimet e tij është në përgjithësi autobiografik dhe përshkruhet si shkrimtari harrakat [Henri Çinaski], i cili e kalon ditën në punë të parëndësishme (ku shpesh pushohet), duke pirë dhe duke bërë dashuri me një seri vajzash të lehta dhe të shthurura. Ai shoqërohet me humbamenë të tjerë, femra, tutorë e të alkoolizuar. Bukowski shkroi më shumë se dyzet libra me poezi, prozë dhe romane. Megjithëse Bukowski vdiq nga leucemia më 1994, karriera e tij pas vdekjes rezultoi po aq e pasur sa edhe ajo gjatë jetës. Linda Lee ishte gruaja që e frymëzoi të shkruante “Femrat”. Gruaja që ai kishte pranë nuk ishte vetëm e bukur, por dhe një adhuruese e fshehtë e vargjeve të tij… Ajo kishte ditur gjithçka për burrin që i lutej çdo ditë të dilte me të… Ashtu si Bukowski, ajo e dashuronte pijen, dhe orët e gjata pas mesnate në lokal… Tashmë ai nuk ishte vetëm në dëshirën e tij për të jetuar ndryshe. Bukowski do ta kthente pasionin për këtë grua në një muzë frymëzimi për një nga romanët më të famshëm të tij që do të shkruante më pas.

Nata për ta ishte ndjellëse drejt pijes dhe seksit… Linda do të kthehej në personazhin kryesor që Bukowski do të kishte në mendje gjatë gjithë kohës, teksa hidhte në letër një nga librat më të lexuar të të gjitha kohërave. Për të, “Femrat” nuk është vetëm një roman erotik, por një roman ku mund të gjesh dhe ndjenja që atij, në moshën 56-vjeçare, ia ringjalli sërish një grua. Pas 9 viteve bashkëjetesë, Bukowski do të martohet me Linda Lee, e cila tashmë do të marrë mbiemrin e tij, Bukowski, më 1985-n. Për shumë kritikë të veprës së shkrimtarit, kjo grua do të ndikojë pozitivisht në jetën e tij private e letrare. Ai i referohej asaj “Sara” në romanin “Femrat” dhe “Hollywood”. Por në jetën e shkrimtarit hynë shumë femra, të cilat zunë vend në krijimtarinë e tij.

KRIJIMI

Charles Bukowski ka shkruar romane, tregime dhe poezi për një total prej mbi 60 veprash. Përmbajtja e veprave të tij i përket më tepër jetës personale, varësisë me alkoolin dhe marrëdhënieve me personat e tjerë, të shprehura këto në mënyrë tepër realiste dhe pa shumë eufemizma. Por krijimi i tij ndër më të bukurit që mund të jenë shkruar është për përshkrimin e një femre nga një mashkull që e dashuronte atë. Është përshkrimi thuajse i çdo femre të pavendosur, por edhe tepër të fortë në të njëjtën kohë. Është përshkrimi i çdo femre që ekziston, në gjithë dimensionet e saj. “E ke dashur, apo jo?”, – psherëtiu ajo.

“Si mund të të përgjigjem? Ajo ishte e çmendur”, – tha ai duke kaluar dorën në flokë, – “Edhe pse ishte e çmendur, çdo ditë ishte një femër ndryshe. Një herë plot guxim, një herë e stepur. Një herë e nxituar dhe herë tjetër e ndrojtur. E pasigurtë dhe e vendosur. E ëmbël dhe arrogante. Ajo ishte mijëra femra të bashkuara në një të vetme, por parfumi i saj ishte përherë i njëjti. Ai nuk mund të ngatërrohej. Parfumi i saj ishte siguria ime e vetme. Më buzëqeshte duke ditur si të luante me mua përmes buzëqeshjes së saj. Kur ajo qeshte, unë nuk kuptoja më asgjë. Nuk dija më si të flisja, apo të mendoja.

Asgjë, zero. Në atë moment ishte vetëm ajo. Ishte e çmendur, e gjitha e çmendur. Disa herë qante. Thuhet se në ato çaste femrat duan vetëm një përqafim, ndërsa ajo jo. Ajo nevrikosej, nëse e përqafoje. Nuk e di ku ndodhet tashmë, por vë bast se është në kërkim të ëndrrave. Ajo ishte e çmendur, totalisht e çmendur, por e kam dashur çmendurisht”.

SHQIPËRIMI

Në gjuhën shqipe, nga Bukowski kanë ardhur: “Bukë me sallam”, romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një “karriere” të gjatë e të suksesshme alkoolike. “Femrat” është libri më i njohur i Charles Bukowski dhe i pari i botuar shqip në vitin 1997 me shqipërimin e Virgjil Muçit. Këtu flitet për shkrimtarin e shthurur dhe alkoolikun Henri Çinaski, i cili ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.

“Posta”, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski. Ai lufton për të arritur punën e ëndrrave, atë të postierit, por parajsa që ai priste, i mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten, me çantën e postierit krahaqafë, duke i rënë kryq e tërthor periferisë së zymtë të Los Anxhelesit. Thellësisht i zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike, Çinaski ngushëllohet duke i mbytur frustrimet e veta në gotën e uiskit dhe duke gjetur strehë në krahët e butë të grave më të vetmuara se ai.

Mes dehjeve të bujshme, basteve të guximshme në garat me kuaj dhe netëve në motele, Çinaski do të largohet përfundimisht nga posta pas dymbëdhjetë vjetësh, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.

THËNIE

“Problemi me pijen është ky, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe, ti pi në përpjekje për ta harruar; nëse ndodh diçka e mirë, ti pi për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi që të ndodhë diçka.” Vlerësoje veten, kurrë mos ju përkul njeriut, askush nuk është më i mirë se ti, pasi Zoti na krijoi të gjithëve të njëjtë! “Për ata që besojnë në Zot, shumica e pyetjeve të mëdha kanë përgjigje. Por për ata prej nesh që nuk janë të gatshëm të pranojnë formulën e Zotit, përgjigjet e mëdha mbesin të pashkruara. Ne ju përshtatemi kushteve dhe zbulimeve të reja.

Ne jemi të përpunueshëm. Dashuria nuk duhet të jetë urdhër apo besim i diktuar. Unë jam Zoti im. Ne jemi këtu t’i ç’mësojmë mësimet e kishës, shtetit dhe sistemit tonë arsimor. Ne jemi këtu për të pirë BIRRË. Ne jemi këtu për ta vrarë luftën. Ne jemi këtu t’i qeshim fatit dhe të jetojmë jetën tonë aq mirë saqë edhe vdekja do të frikësohet të na marrë. E ndjeja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me atë. Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë. Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts