Cilat vende të BE-së prodhojnë dhe importojnë më shumë kafe?

cilat vende te be se prodhojne dhe importojne me shume kafe
cilat vende te be se prodhojne dhe importojne me shume kafe

Prodhimi i kafesë në të gjithë BE-në është rritur me 15% në dekadën e fundit, sipas të dhënave të reja të Eurostat.

Nga studimet rezulton se çdo qytetar i BE-së konsumoi rreth 5 kg kafe në vitin 2023.

Prodhimi i përgjithshëm, duke përfshirë produktet e kafesë, arriti në mbi 2 milionë tonë vitin e kaluar, një prodhim me vlerë 13 miliardë euro.

Italia kryesoi listën, duke prodhuar një të katërtën (25%) të kafesë së BE-së, e ndjekur nga Gjermania (22%), Franca (6%) dhe Holanda (6%).

BE gjithashtu importon rreth 2.7 milionë tonë kafe çdo vit, me vlerë 10.6 miliardë euro, theksohet në shkrimin e Euronews.

Gjermania blen një të tretën e saj (33%), e ndjekur nga Italia (23%), Belgjika (10%), Spanja (9%) dhe Franca (7%).

Shumica e importeve të kafesë në BE vitin e kaluar erdhi nga Brazili – 921 900 ton, ose 34% e totalit të importeve jashtë BE-së. Vietnami ishte “përgjegjës” për 24%, me Uganda që siguronte 8%.

Por një ligj i ri i BE-së që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2025 mund të ndryshojë në mënyrë drastike këtë pamje, duke i detyruar prodhuesit e kafesë të provojnë se zinxhiri i tyre i furnizimit nuk shkakton shpyllëzim.

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria franceze, kafeja është një kulturë me një potencial të lartë shpyllëzimi.

“Si importuesi më i madh në botë i kafesë, BE-ja është përgjegjëse për 44% të shpyllëzimit të lidhur me kafenë”, paralajmëron raporti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →