“Ç’ma tund kokën, nuk jemi në dasmë këtu”/ Drejtoresha e SHISH nuk është e pranishme për të dëshmuar te “TIMS”, Salianji: Ta marrim me polici! Të mos shkojë në Beograd, por…

cma tund koken nuk jemi ne dasme ketu drejtoresha e shish nuk eshte e pranishme per te deshmuar te tims salianji ta marrim me polici te mos shkoje ne
cma tund koken nuk jemi ne dasme ketu drejtoresha e shish nuk eshte e pranishme per te deshmuar te tims salianji ta marrim me polici te mos shkoje ne

Teksa sot duhej të ishte e pranishme për të dëshmuar si dëshmitare, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, kjo e fundit nuk është paraqitur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Që në nisje të fjalës së tij kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë ndaj maxhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme, ndërsa tha se do të njoftohej policia.

Salianji:
Në 11:00 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë drejtori i SHISH, na ka sjellë një shkresë ku thuhet se drejtori do të jetë në një aktivitet.

C’a e tund kokën kot, se nuk është dasmë këtu.

Ta shoqërojmë me polici, Do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd. Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji.
Jeni si lakuriqët e natës. Keni frikë. Keni bërë dëshmitë me dyer të mbyllura, se keni frikë nga ato që do të dalin. Keni bërë gati dhe nja 2 deputetë të tjerë, se ju duhet ndihma e të tjerëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →