Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë javës, pak më parë Prishtina është mbuluar nga reshjet e dendura t⌂ shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe probleme për qytetarët.
Pamjet e publikuara në rrjet nga qytetarët, duket se si nga intensiteti i lartë i reshjeve, është përmbytur një autobus i transportit urban në kryeqytetin e Kosovës.
Ndërkohë, një qytetar ka ndarë pamje ku duket se një automjet është mbuluar deri në gjysmë nga uji, madje ka njoftuar se janë lajmëruar edhe forcat e emergjencës.
“Fortun e tmerrshme qe prap vershoi brenda 20 min dhe demtoi biznese dhe vetura. Njoftuam emergjencat nuk kan kend ta dergojne, njerze ne automjete qe po lundrojne”, shkruan ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co