Bota Kuriozitete

Çmimet e larta dhe mungesat e mëdha, çfarë i zhgënjeu ndjekësit e “Sunny Hill”

cmimet e larta dhe mungesat e medha cfare i zhgenjeu ndjekesit e sunny hill





































“Sunny Hill” ka hapur siparin mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Koncerti, i cili vjen nga këngëtarja Dua Lipa, është një nga aktivitetet më të pëlqyera dhe më të ndjekura në vendin fqinj, por jo vetëm. Prej disa javës, faqja zyrtare ka bërë me dije detajet rreth aktivitetit. Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë.

dua lipa dukagjin lipa1

Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj. Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Berisha, Buta, Capital T, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Geek, Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, PM to the Dagz, Yll Limani etj. Por pas natës së parë dhe të dytë, të pranishmit kanë nisur të evidentojnë edhe problemet e para që ky festival ka pasur.

Një detaj që është përfolur shumë kanë qenë edhe çmimet e larta të biletave. Ndryshe nga vitet e shkuara, biletat për të parë nga afër shfaqjen, këtë vit ishin rritur dhe nisnin nga 160 euro, për të shkuar edhe në 200 euro për person, në vendet më pranë skenës. Probleme ka pasur edhe me transportin, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar më tepër informacion dhe lehtësira për të shkuar drejt vendit ku edhe po mbahej koncerti. Faqja zyrtare i ka ripublikuar detajet e transportit, por duket se në terren ka pasur vështirësi. Një nga emrat që është ngjitur në skenën e madhe ka qenë edhe Bebe Rexha. Artistja ka mbërritur të martën në Kosovë për herë të parë.

Dua Lipa gjithashtu ka njoftuar se është gati dhe se mezi po pret që të kthehet në vendlindje: “Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë. Jam shumë e emocionuar. Shihemi atje”, tha artistja në një video të postuar në “Instagram”.

Në rrjetin e saj “Instagram” këngëtarja ka ndarë disa postime nga nata e parë në Prishtinë dhe ku shkruan përbri postimit se 24 orët e saj këtu kanë qenë një ëndërr. Bukuroshja nuk ka nguruar të shtojë se do të vizitojë edhe vendin e saj të origjinës, Dibrën, pasi kanë një sebep familjar atje. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur të martën në Kosovë.

Ajo arriti mëngjesin e të martës në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke sjellë me vete emocione dhe pritje të mëdha. E mirëpritur me ngrohtësi dhe kureshtje, ajo u ndalua për një intervistë ekskluzive nga “Telegrafi”, ku nuk hezitoi të shprehte emocionet e saj, madje edhe të fliste paksa në gjuhën shqipe.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu”, u shpreh Bebe Rexha me entuziazëm të dukshëm, ndërsa zbriti nga avioni i saj. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të mbushur me plane për të eksploruar dhe për të performuar për fansat e saj të zjarrtë në Kosovë. Për Bebe Rexhën, ky udhëtim është më shumë se thjesht një vizitë. Me prindërit e saj, të dy me origjinë nga trevat shqiptare, ajo planifikon të kalojë kohë duke shijuar ushqimin tradicional dhe duke eksploruar qytetin.

“Do të shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam shumë e emocionuar për këtë”, tregoi ajo.

Bebe Rexha do të performojë për herë të parë në Kosovë në festivalin “Sunny Hill 2024”, një ngjarje që ka mbledhur artistë të njohur nga mbarë bota. Ajo premton një performancë të paharrueshme, të mbushur me surpriza dhe momente të veçanta që reflektojnë kulturën shqiptare.

“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën. Shumë kanë pyetur ndër vite se pse Rita Ora ka munguar në festivalin e organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini.

Më në fund e kemi një përgjigje. I ftuar në emisionin “Radar”, Dukagjini u pyet nëse do jetë ndonjëherë Rita në “Sunny Hill”. Ai tha se Rita ftohet çdo vit, por për shkak të angazhimeve të saj, nuk ka mundur të jetë pjesë deri tani.

“Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, u shpreh ai.

Ndërkohë që “Sunny Hill” duket se do të mungojë këtë vit në Tiranë. Deri më tani, vetë organizatorët nuk kanë bërë publike data për koncertin në Tiranë, ashtu si ndodhi dy vite më parë. Ndonëse u tha se që nga 2022 shfaqja do të organizohej në të dyja vendet, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Arsyet deri më tani nuk janë bërë publike, duke zgjedhur që të vijojnë me koncertin festiv në Kosovë, ku këtë vit, Dua Lipa do të jetë në shfaqje si për të performuar, ashtu edhe për t’u takuar me fansat e shumtë që ka. Kujtojmë se dy vite më parë, organizatorët e “Sunny Hill” patën një përplasje me qeverinë e Kosovës, duke bërë që për disa javë, festivali të pezullohej.

Menjëherë u bë gati gjithçka që shfaqja e madhe të bëhej në Tiranë. Në atë kohë, u premtua se shfaqja do të bëhej pas çdo viti në të dyja vendet, por 2022 ishte i vetmi vit që “Sunny Hill” u bë në të dyja vendet. Në rrjet shumë komente ka pasur edhe për mungesën e Dua Lipës në skenë. Artistja ka njoftuar në “Instagram”-in e saj se do të jetë në Kosovë për ditët e festës dhe ashtu ndodhi.

Ajo ishte e pranishme në tribunat VIP të festivalit, bashkë me miqtë dhe familjarët e saj, duke shfaqur një dashuri dhe mbështetje të veçantë për këtë ngjarje kulturore të rëndësishme. Në një moment të veçantë, Dua Lipa e tërhoqi vëmendjen e audiencës kur ajo u vu re nga publiku. Artistja e njohur fillimisht iu dërgoi puthje me duar fansave të saj, duke ndarë me ta një mesazh të ngrohtë dhe miqësor. Më pas, ajo bëri me duar simbolin e zemrës, duke theksuar dashurinë dhe mirënjohjen që ndjen për ndihmën dhe mbështetjen e fansave të saj. Edhe vitet e shkuara, Dua ka mbërritur në Kosovë, por për ta ndjekur koncertin si fanse, pasi vetë ka zgjedhur mos të performojë.

Natyrisht që një fakt i tillë i ka mërzitur jo pak ndjekësit, që prisnin ta shikonin në skenë duke performuar. Në rrjetet e saj sociale, vetë Dua ka zgjedhur mos të japë detaje nga vizita e saj e shpejtë në Kosovë, duke preferuar vetëm që të drejtojë një ftesë për të gjithë ndjekësit e saj, duke konfirmuar prezencën e saj në “Sunny Hill”.

Fansat e festivalit, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe me emrat që do të ngjiten në skenë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar se prisnin një sërë emrash më të rëndësishëm të muzikës ndërkombëtare dhe jo artistët kosovar që i ndjekin përgjatë gjithë vitin në netët ku ata këndojnë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha kritikave, festivali ka nisur, duke u shndërruar në një festë të vërtetë në Kosovë. Në rrjetet sociale, janë publikuar pamje nga festivali, ku duhet thënë atmosfera ka qenë elektrizuese.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts