Çmimet e larta të banesave, Teliti: Në Tiranë ka një batërdi ndërtimesh, kostoja do të ulej nëse…

cmimet e larta te banesave teliti ne tirane ka nje baterdi ndertimesh kostoja do te ulej nese
cmimet e larta te banesave teliti ne tirane ka nje baterdi ndertimesh kostoja do te ulej nese

[embedded content]

Dorjan Teliti, i ftuar në studion e emisionit “Open”, ka diskutuar për rritjen e çmimeve të banesave dhe apartamenteve në Tiranë, duke ofruar një pasqyrë të situatës aktuale në tregun e pasurive të paluajtshme.

Teliti theksoi se ngecja e rritjes së çmimeve mund të lidhet me ngopjen e tregut ose me pamundësinë financiare për blerësit. “Çmimet e referencës në Tiranë janë rritur me 53%. Ndërtuesit përballen me taksat e infrastrukturës, taksat për strehimin dhe taksat bashkiake. Nëse referencat nuk do të ishin rritur nga qeveria, do të kishim parë fillimin e uljeve të çmimeve të shitjes,” deklaroi ai.

[embedded content]

Ai e përshkroi situatën si një “batërdi ndërtimesh” që vazhdon të ekzistojë, duke theksuar se tregu ka kaluar në një fazë tjetër. “Shitjet po ndodhin, dhe është e rëndësishme të kuptojmë se këto çmime janë influencuar nga një pjesë e madhe e blerësve që kanë investuar këto vite,” shtoi Teliti.

Sipas tij, rreth 80% e sektorit të ndërtimit financohet nga burime që nuk vijnë nga sektori bankar, një tregues se blerësit e sotëm janë ata që qarkullojnë paratë e pista.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →