Sport

Conference League, Drita humbet në Varshavë, Chelsea kryen detyrën, barazim spektakolar në Firence

conference league drita humbet ne varshave chelsea kryen detyren barazim spektakolar ne firence
conference league drita humbet ne varshave chelsea kryen detyren barazim spektakolar ne firence

Të enjten në mbrëmje u zhvilluan edhe ndeshjet e para të Play-Off-it të Ligës së Konferencës. Vëmendja kryesore ishte tek i vetmi ekip shqiptar i mbetur në aventurën evropiane, Drita e Gjilanit.

Skuadra kosovare u mposht me rezultatin 2-0 në aktin e parë ndaj gjigantëve polak të Legias së Varshavës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 30-të skuadra kosovare mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Gomda.

Golin e parë vendasit e gjetën në minutën e 56-të, me anë të sulmuesit Kramer, i cili realizoi me kokë, Për golin e dytë mendoi Gual, i cili në minutën e 83-të, vulosi shifrat në 2-0.  Dueli i kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku skuadra e Zekerija Ramadanit do të tentojë mrekullinë, edhe pse në letër situata duket shumë e vështirë.

Ndërkohë nuk zhgënjen Chelsea, i cili kreu detyrën duke fituar 2-0 ndaj Servette. Në Stamford Bridge “Blutë e Londrës” dominuan kundërshtarin nga Zvicra. Golat e fitore u realizuan nga Nkunku me 11 metërsh në minutën e 50-të si dhenga Madueke në minutën e 76-të.

Një befasi për Fiorentinën në ndeshjen e parë të play-off të Ligës së Konferencës. Violët, finalistët e edicionit të kaluar, nuk shkuan përtej barazimit 3-3 me Puskas Academy. Skuadra e Palladino e nisi keq dhe shkoi 0-2 deri në minutën e 12-të falë golave ​​të Nagy (penallti) dhe Soisalo.

Megjithatë, më pas u rikthye me Sottil në kohën shtesë të pjesës së parë, si dhe golat e Martinez Quarta (67′) dhe Kean (75′) . Por në minutën e 89-të Golla barazoi shifrat në 3-3. Gjithçka do të zgjidhet 1 javë më pas në Hungari.

Sfidat e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme më 29 Gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts