Sport

Conference League/ UEFA përcakton gjyqtarët për sfidën Vikingur Reykjavik – Egnatia

conference league uefa percakton gjyqtaret per sfiden vikingur reykjavik egnatia
conference league uefa percakton gjyqtaret per sfiden vikingur reykjavik egnatia

Vikingur Reykjavik – Egnatia është në nga sfidat më të rëndësishme në raundin e dytë të Conference League. Rrogozhinasit do të nisin kështu aventurën e tyre në këtë turne, ndërsa do të luajnë në transfertë.

Kjo përballje do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:45 në stadiumin “Víkingsvöllur”. Kampionët e Superiores do të tentojnë që të marrin një rezultat pozitiv në Islandë, për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër.

Pikërisht për këtë duel janë mësuar edhe arbitrat. UEFA ka vendosur t’i besojë këtë përballje një gjyqtari nga Ishujt e Faroe, i cili nuk ka shumë eksperiencë në garat europiane. Kështu kryesorë do të jetë Johan Hendrik Ellefsen, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Dan Petur Pauli Hojgaard dhe Jorleif Djurhuus. Gjyqtar i 4-të ëshë Dagfinn Olsen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts