Antonio Conte e ka nisur si mos më keq eksperiencën e tij në kampionat në pankinën e Napolit, pasi ka parë të kaltrit të munden keqazi në ndeshjen e javës së parë, Një humbej që djeg duke pasur parasysh se nuk vjen përballë një ekipi pretendent, por përballë Veronës e cila e mposhti 3-0.
Pritej që Napoli të tregonte forcën e tij, edhe pse Conte kishte shfaqur pakënaqësi për formën e skuadrës pas ndeshjes të luajtur në Kupë ku iu deshën penalltitë për të kaluar turin, si dhe për faktin se edhe në drejtim të merkatos klubi nuk ka vepruar deri më tani si duhet, gjë të cilën ai vetë e pohoi në konferencën për shtyp një ditë para sfidës ndaj Veronës.
Por pakkush e mendonte se Verona do e mundte me shifrat 3-0 ekipin napolitan që ka si synim zonën Champions në këtë edicion. Të tre golat për vendasit u realizuan në pjesën e dytë. Roça Livramento në fillimin e pjesës së dytë dhe Moskuera me dy gola në fundin e sfidës, bënë që rikthimi i Contes në Serinë A të ishte i hidhur dhe tërësisht për t’u harruar. Kujtojmë që kjo ishte humbja e pare për teknikun leçes në një sfidë të javës së pare në Serie A.
Në përfundim të ndeshjes tekniku Conte nuk ngurroi t’u kërkonte menjëherë ndjesë tifozëve napoletan: Më vjen turp. Rallë në karrierën time si Teknik më kishte ndodhur të shihja një performacë të tillë nga skuadra që drejtoj. Kjo skuadër dhe këta tifozë meriojnë respekt, ndaj nuk mund të themi gjë tjetër, veçse t’u kërkojmë thellësisht ndjesë për këtë ndeshje. Kush më njeh e di se sa shumë zemra ime vuan, në rast të ndeshjeve si kjo, theksoi ndër të tjera tekniku I Napolit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co