Coppa America: Argjentia në “telashe”, Messi dëmtohet dhe mund të mungojë ndaj Perusë

coppa america argjentia ne telashe messi demtohet dhe mund te mungoje ndaj peruse
coppa america argjentia ne telashe messi demtohet dhe mund te mungoje ndaj peruse

Argjentina bëhet gati për të zhvilluar sfidën e tretë në grup, atë ndaj Perusë për Coppa America. Por “ylli” i saj, Lionel Messi, mban në ankth skuadrën e teknikut Scaloni.
Kapiteni i bardhekaltërve nuk u stërvit dje për shkak të një dëmtimi muskulor që pësoi në aduktorin e djathtë në ndeshjen kundër Kilit.

Testet, të cilat janë kryer edhe sot, kanë konfirmuar se nuk ka lëndim serioz dhe se ai vuan vetëm nga një kontrakturë që nuk do ta pengojë të stërvitet pasditen e kësaj të premteje në ambientet e Universitetit FIU të Floridës.

Sigurisht, si masë paraprake, numri 10 përjashtohet të luajë kundër Perusë, një rival ndaj të cilit do të shfaqet formacioni rezervë.
Në Miami ka një zhgënjim që nuk mund ta shohin kapitenin në stadiumin “Hard Rock”, qytet që e ka mirëpritur prej disa muajsh dhe ku ai është një idhull.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →