Vasil Bedinaj, kreu i Operatorëve Turistikë në Vlorë, në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, tha se kemi një sezon turistik me një trend rritjeje. Ai tha se Vlora është tejmbushur që pas datës 15 dhe jemi në pikun e sezonit.
“Qyteti apo Qarku i Vlorës është një destinacion turistik. Për shkak të tunelit është hapur gjeografikisht e gjithë zona në Qarkun e Vlorës. Kjo ndihmon turistët në gjetjen e hapësirave të reja në plazhe, pasi kemi një shtrirje të gjerë.
Çadrat nga Radhima në Zvërnec variojnë nga 500 deri 1 mijë lekë, me përjashtim të dy apo tre plazheve që konsiderohen si VIP.
Hotelet me 3 apo 4 yjë në Vlorë i gjeni me 40 apo 50 euro, sikundër shkojnë edhe me 150 euro, por që janë hotelet me 5 yje dhe all inclusive”, tha Bedinaj.
[embedded content]
Deti jon ka plazhet më të bukura, tha Bedinaj, duke theksuar se ai që zgjedh Palasën apo Dhërmiun mund të paguajë dhomën edhe 200 apo 300 euro natën, por ajo që ndodh sot në Vlorë është se kemi alternativa. “Në Vlorë mund të gjesh akomodim me buxhetin që kërkon, që nga apartamentet e deri te hotelet. Ne turistët ia marrim Greqisë, ndaj edhe na sulmojnë përmes portaleve”, tha Bedinaj. Sipas tij, turistët synojnë detin Jon dhe këtë det e ka qarku i Vlorës, ndaj edhe ne ia rrëmbejmë turistët Greqisë, e cila sponsorizon më pas sulmet në portale të ndryshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co