Cucurella: Me Carles Puyol nuk kam të përbashkët vetëm look-un

cucurella me carles puyol nuk kam te perbashket vetem look un
cucurella me carles puyol nuk kam te perbashket vetem look un

Marc Cucurella, është padyshim një nga mbrojtësit e preferuar në këtë evropian nga ana e teknikut Luis de la Fuente. Ai ofron siguri dhe është garanci për “La Roja-n”, por njëkohësisht shpesh here ai është diskutuar edhe për look-un e tij. Së fundmi në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Uefas, Cucurella është ngacmuar sërish për këtë gjë, kur u pyet për krahasimin e tij me Carles Puyol.

“Carles është një legjendë, e vetmja gjë e përbashkët (përveç look-ut) që kemi është të dhënit gjithçka kemi në fushën e lojës. Ai ishte një lojtar i madh që ka shkruar historinë, shpresoj shumë që edhe karriera ime t’i ngjasoj atij”, theksi anësori i Spanjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co