E besoni apo jo, por Kristjan Asllani ishte deri në momentin e fundit në dilemë për të luajtur apo kundër Udinezes në Kupën e Italisë.
Trajneri Simone Inzagi ishte në mëdyshje nëse duhet që të zbriste në fushë një mesfushë e përbërë nga 3 lojtarë nga pankina apo t’i besonte Çalhanoglusë. Por asisti këtë herë për djaloshin kuqezi ka ardhur nga Nikolo Barela.
Dëmtimi i këtij të fundit dhe mungesa për sfidën e radhës kundër Komos, bëri që Inzagi të mos e rrezikonte Çalhanoglunë në një tjetër ndeshje për të krijuar një “gropë” të madhe në mesfushë. Kujtojmë që edhe mesfushori turk nuk është duke kaluar një formë optimale fizike dhe ka shqetësime që mund ta penalizojnë për të ardhmen.
Të gjitha detajet duket se ishin në favor të Asllanit që jo vetëm luajti, por arriti që të bënte mjaft mirë duke shënuar një supergol.
PANORAMASPORT.AL