Daci: Figura e Belerit nuk përfaqëson denjësisht grekët në Shqipëri. Është viktimë e një sistemi drejtësie respresiv

daci figura e belerit nuk perfaqeson denjesisht greket ne shqiperi eshte viktime e nje sistemi drejtesie respresiv
daci figura e belerit nuk perfaqeson denjesisht greket ne shqiperi eshte viktime e nje sistemi drejtesie respresiv

Konstitucionalisti Jordan Daci, i ftuar në emisionin Open në News24, duke folur për situatën në Bashkinë e Himarës, deklaroi se figura e Fredi Belerit nuk përfaqëson denjësisht grekët në Shqipëri.

Daci theksoi megjithatë se Beleri është viktimë i një sistemi drejtësie represiv.

“Figura e Belerit nuk përfaqëson denjësisht grekët në Shqipëri. Është pakicë e një vendi, që na është gjendur shumë pranë neve, Greqia nuk është vend armik i yni. Beleri është viktimë e një sistemi drejtësie represiv.

Në botë ka njerëz që akuzohen për vepra penale edhe më të rënda dhe sërish mund të hetohen në gjendje të lirë, tek ne nëse dyshohet dikush për vepër penale, zakonisht jepet masë e ashpër. Kemi përfunduar në kushtet që në burgje nuk ka vende për të burgosur”, u shpreh Daci.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →