Momenti i tragjedisë ajrore që tronditi Filadelfian këtë fundjavë është publikuar në rrjete sociale.
Siç duket edhe nga pamjet avioni mjekësor është rrëzuar në një zonë të banuar mbi banesa, e për rrjedhojë ka shpërthyer në flakë.
Pas rrëzimit të avionit, raportohet se shumë banesa në zonë morën flakë.
Se trata de una aero-ambulancia de bandera mexicana, el pequeño avión que se ha estrellado cerca del Centro Comercial Roosevelt Mall, al noreste de Filadelfia hace pocos minutos. pic.twitter.com/Lsq3tSwcwk
— Walter Hurtado (@WASAMANIA) February 1, 2025
Avioni mjekësor që po transportonte një paciente 12-vjeçare, nënën e saj dhe katër persona në ekuipazh u rrëzua në një lagje të Filadelfias rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke shpërthyer në flakë.
Aksidenti ajror ndodhi pas orës 18:00 të së premtes, 31 janar 2025, pranë kryqëzimit të bulevardit Roosevelt dhe Cottman Avenue.
Sakaq numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin për shkak se vendi ku ka ndodhur ngjarja është zonë e populluar.
Deri më tani e vdekur është konfirmuar pacientja 12-vjeçare, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet nga momenti në moment.
Mediat lokale bëjnë me dije se në momentin e rrëzimit të avionit mbetën të plagosur ndër të tjera edhe 6 persona, të cilët ndodheshin në rrugë kur avioni ra në zonën e banuar. Të lënduarit u shtruan në spital.