“Dalja në pension është e nevojshme”- Presidentit Joe Biden i kërkohet të tërhiqet nga gara pas debatit presidencial me Donald Trump

dalja ne pension eshte e nevojshme presidentit joe biden i kerkohet te terhiqet nga gara pas debatit presidencial me donald trump



































Një gazetë e madhe amerikane i kërkoi Presidentit Joe Biden të tërhiqej nga gara presidenciale pas debatit të tij katastrofik kundër Trump, duke thënë se “Dalja në pension tani është e nevojshme”.

joe biden

“Atlanta Journal-Constitution” botoi një editorial në faqen e parë të shtunën duke i kërkuar presidentit 81 vjeçar, t’ia kalonte pishtarin një kandidati tjetër, më kompetent.

E vërteta fatkeqe është se Biden duhet të tërhiqet nga gara, për të mirën e kombit të cilit i ka shërbyer në mënyrë kaq të admirueshme për gjysmë shekulli”,  shkroi Bordi Redaktues i AJC.

Gazeta më e madhe e Georgias e përshkroi performancën e Biden në debatin e së enjtes kundër Donald Trump si “torturuese”, me presidentin në detyrë që nuk arriti të përcjellë ndonjë vizion për një mandat të dytë ose arritjet e tij nga gati katër vitet e tij në krye.

“Dalja në pension tani është e nevojshme për Presidentin Biden,” thotë Bordi Redaktues i AJC.

Ndërsa gazeta me prirje të majtë pranoi se “do të kërkonte një varg veprimesh ligjore dhe rregullatore masive dhe të paprecedentë” që Biden të përkulet dhe të emërojë një pasardhës, ajo theksoi se demokratët kanë kandidatë të mundshëm për të zgjedhur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →