Sport

Dardanët nisin përgatitjet, Muric e Sahiti optimistë për fitore ndaj Rumanisë

dardanet nisin pergatitjet muric e sahiti optimiste per fitore ndaj rumanise
dardanet nisin pergatitjet muric e sahiti optimiste per fitore ndaj rumanise

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve me entuziazëm dhe përkushtim të madh. Dardanët u rikthyen në kampin stërvitor me synime të qarta për një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion.

Në seancën e parë stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 15 futbollistë, ndërsa lojtarët që zhvilluan ndeshje me klubet e tyre të dielën, u përqendruan në rigjenerimin në palestër. Atmosfera në kampin dardan ishte jashtëzakonisht pozitive, e cila u theksua edhe më shumë me ardhjet e reja në skuadër si Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, si dhe me rikthimin e Emir Sahitit pas një kohe të gjatë.

Stërvitja e parë u karakterizua pa ndonj ngarkesë të madhe, me përzgjedhësin Foda që u fokusua në dhënien e udhëzimeve për strategjinë dhe taktikat që synon të zbatojë në fushë. Para fillimit të stërvitjes, skuadra kreu edhe analizën e ndeshjes së fundit kundër Norvegjisë, për të nxjerrë mësimet e duhura dhe për të përmirësuar performancën e ekipit në ndeshjet e radhës.

E pas stërvitjes opinionet e tyre i dhanë Arjanet Muric dhe Emir Sahiti.

Arijanet Muric: “Të gjithë jemi këtu që në mëngjes. Pra, përgatitje e mirë. Të gjithë jemi në kohë. Kështu që duket se të gjithë janë gati për ndeshjet. Ne mezi presim t’i fitojmë ndeshjet. Sigurisht që do të jemi të emocionuar të luajmë ndeshjen kundër Rumanisë, dhe mendoj se duhet të marrim revansh tri herë ndaj tyre, kështu që do të bëjmë gjithçka për t’i mundur dhe për t’i bërë ata të ndihen se do të kenë një ditë të vështirë në Kosovë. Mezi presim t’i mundim, të stërvitemi mirë dhe gjithçka tjetër. Ndjehemi shumë të sigurt”.

Emir Sahiti: E falënderoj fillimisht trajnerin për ftesën. Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e kombëtares. Rikthehem pas dy vitesh. Shpresoj të jap maksimumin në fushë dhe më të mirën time. Asgjë s’ka ndryshuar, përveç se kanë ardhur disa lojtarë të rinj dhe të gjithë më kanë pritur mirë dhe ndihem shumë mirë bashkë. Mezi po pres që nëse trajneri ma jep mundësinë të jap më të mirën. Edhe nëse nuk luaj këtu jam për ta ndihmuar Kombëtaren. Rumania ka një ekip të mirë, por ne duhet të fokusohemi te ekipi ynë dhe besoj se do ta fitojmë ndeshjen kundër Rumanisë. Dardanët janë lojtari ynë i 12-të dhe shpresoj të vijnë në numër sa më të madh, sepse kur i kemi ata prapa ndihemi më të fuqishëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts