Shqiperia

Dash Shehi publikon listën e 32 deputetëve që kanë firmosur për listat e hapura: Qëndroni larg pazarit

dash shehi publikon listen e 32 deputeteve qe kane firmosur per listat e hapura qendroni larg pazarit

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka publikuar dokumentin e firmosur një vit më parë nga 32 deputetë opozitarë, përmes të cilës kërkonin hapjen përfundimtare të listave, votimin e diasporës, votim elektronik, ndarjen e Shqipërisë në 3 ose 4 zona elektorale.

Shehi kërkon u kërkon deputetëve koherencë në qëndrimin e tyre, pasi çdo gjë tjetër do të jetë një pazar në shërbim të kryeministrit.

Lista Me Emra
Lista Me Emra

Postimi i kreut të LZHK:

Duke i paraprirë seancës maratonë të Kuvendit, ju vë në dijeni mbi nismën parlamentare, ku bashkë më 32 deputetë të Opozitës, jemi shprehur në parim mbi kërkesat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Reformën Zgjedhore. U kërkoj deputetëve firmëtarë që të mbajnë qendrim të palëkundur nëse kërkojnë ndryshim real! Çdo lëvizje tjetër politike, është pazar që i shërben vetëm Edi Ramës!

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts