Davies-Bayern luftë totale, agjenti i kanadezit shpërthen pas ultimatumit: Është e pa drejtë

davies bayern lufte totale agjenti i kanadezit shperthen pas ultimatumit eshte e pa drejte
davies bayern lufte totale agjenti i kanadezit shperthen pas ultimatumit eshte e pa drejte

Mes Bayern Munich dhe Alphonso Davies nuk ka paqe, palët jo vetëm që janë shumë larg një akordi për të rinovuar kontratë, por së fundmi agjenti i anësorit kanadez ka shpërthyer kundër klubit, pasi këto të fundit i vendosën një ultimatum:

“Është e padrejtë të njoftohemi për një ultimatum nga Bayern. Ne do të vendosim se si do të procedojmë në fund të sezonit ku do të ketë më shumë qartësi sa i përket projektit dhe situatës.

Është e padrejtë që Alphonso të sulmohet ndërsa ishim shumë pranë marrëveshjes para një viti, më pas i gjithë menaxhmenti u zëvendësua. Nuk dëgjuam më asgjë për 7 muaj. Gjatë kësaj periudhe u përpoqëm të kontaktojmë klubin dhe asgjë nuk ndodhi. Tani na jepet një ultimatum që supozohet t’i përgjigjemi për dy javë sepse klubi është nën presion dhe iu desh një kohë e gjatë për të ripozicionuar bordin.

Kjo nuk është aspak e drejtë sipas meje. Është një kontratë shumë e rëndësishme për karrierën e Alphonso dhe ne supozohet të marrim një vendim ndërsa nuk e dimë as kush do të jetë trajneri sezonin tjetër, apo si do të duket skuadra. Mendojmë se është e padrejtë të vendosim për këtë ultimatum”, u shpreh agjenti i Davies për Bild.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →