Ukraina do të përballet me Belgjikë në Shtutgart, takim i vlefshëm për Grupin E të Kampionatit Europian 2024.
Ukraina vjen me moralin lart në këtë përballje, pas fitores me shifrat 1-2 kundër Sllovakisë, por në përballjen e parë të grupit, ato u poshtëruan nga Rumania duke humbur me shifrat e thella 3-0. Ky është shansi i fundit për ukrainasit që të kualifikohen, pasi në total kanë grumbulluar 3 pikë, dhe i duhet një rezultat pozitiv sot për të ecur për më tej.
Nga ana tjetër Belgjika, nuk e filloi në mënyrën më të mirë Europianin, pasi humbi kundër Sllovakisë në sfidën e parë, dhe rikuperuan situatën disi me fitoren kundër Rumanisë. Belgëve nuk u lejohen më gabime, pasi kjo është ndeshja e fundit e grupit, dhe një rezultat negativ mund t’i bëjë De Bryjnen dhe shokët e tij të marrin valixhen dhe të nisen për Bruksel.
FORMACIONET ZYRTARE
UKRAINA (5-3-2): Trubin; Mikolenko, Matvjenko, Svatok, Zabarni, Timçik; Sudakov, Brazhko, Shaparenko; Dovbyk, Jamernçuk | Trajner: Serxhi Rebrov
BELGJIKA (4-3-3): Kastil; Vertongen, Faes, Teate, Kastanje; De Bryjne, Onana, Tielemans; Doku, Lukaku, Trosard | Trajner: Domeniko Todesko
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co