Napoli do me se s’bën që ta mbajë në ekip Kviça Kvaratskhelian. Gjeorgjiani ka marrë oferta të majme nga gjigandë të shumtë të Europës, por De Laurentis dhe Antonio Konte duan ta mbajnë në Itali, sepse e shohin si lojtar kyç në projektin e tyre të ardhshëm.
Presidenti i klubit napolitan, i ka bërë një ofertë të fundit sulmuesit për rinovimin e kontratës. Ai i ka premtuar një kontratë 5-vjeçare me pagën që i shkon në 5 milion euro në vit në fillim, por që mund t’i shkojë deri në 7 milion në vazhdim.
Në fakt mendja e Kvaratskhelias vazhdon e mbetet te PSG-ja. Kampionët e Francës i kanë ofruar një kontratë me pagë 11 milion euro në sezon. De Laurentis ia ka bërë të qartë gjeorgjianit, që në çoftë se nuk pranon rinovimin dhe bisedimet me klubet e tjera nuk shkojnë siç duhet, ai do të vazhdojë të qëndrojë me rrogën momentale prej 1.8 milion eurosh në sezon.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co