De Vraj alarmon Inzagin, sot testet mjekësore të holandezit

de vraj alarmon inzagin sot testet mjekesore te holandezit




































Humbja kundër Al Itihadit nuk ishte lajmi më negativ për skuadrën e Interit në Monza. Në fundin e sfidës, mbrojtësi Stefan De Vraj u dëmtua dhe u detyrua që të linte fushën e lojës, diçka që ndezi alarmin në kampin zikaltër.

de-vraj

Holandezi preku kofshën e majtë dhe vendosi që të mos qëndronte më në fushën e lojës dhe interesant është fakti që u fut në pjesën e dytë. Interi dhe mbi të gjitha trajneri Inzagi shpresojnë që mbrojtësi holandez të mos ketë asgjë serioze, pasi vetë lojtari kur po linte stadiumin ndaloi për të bërë foto dhe për të dhënë autografe tek disa fëmijë që e prisnin.

Është një sinjal që nuk ka asgjë të rëndë, por ekzaminimet do t’i bëjë ditën e sotme për të kuptuar kohën e rikuperimit dhe sa do të qëndrojë jashtë fushave të lojës. Dëmtimet janë shndërruar në një problem për Interin në këtë fazë përgatitore pasi lista sa vjen dhe shtohet.

Taremi do të mungojë për 15 ditë dhe rrezikon Xhenoan, Zielinski rrezikon 3 ndeshjet e para të kampionatit, dhe Arnautoviç.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →