Bota Sport

Dean Liço u transferua në Turqi, ja kush pritet të jetë kapiteni i ri i Skënderbeut

dean lico u transferua ne turqi ja kush pritet te jete kapiteni i ri i skenderbeut




































Skënderbeu hyn në fazën finale të përgatitjeve me trajnerin Ivan Gvozdenoviç që do të fillojë të ulë ngarkesat dhe të përshtatë ekipin në kushte loje.skenderbeuPas largimit të Liços tashmë në kampin bardhekuq lind për detyrë që të gjejnë fantazistin e ri të ekipit, njeriun që do të kujdeset për pasin e fundit dhe kapitenin për sezonin e ardhshëm. Duket se për pjesën e lidhjes së sulmit me pjesën tjetër të ekipit, trajneri i Skënderbeut është i vendosur që t’ia besojë pikërisht Jurit një pozicion të tillë.

Pozicion, të cilin braziliani e ka bërë në kohët kur luante me Flamurtarin. Nga sa u pa edhe në ndeshjen me Vorën, kur Juri luajti për 90 minuta, duket se do të jetë ai fantazisti i korçarëve për sezonin e ri pasi e mbuloi mirë duke fituar shpesh edhe elozhet si nga pankina ashtu edhe nga tifozët.

KAPITENI- Sa i përket shiritit të kapitenit, duket se ky shirit tashmë do të ndryshojë repart për tu rikthyer sërish në mbrojtje. Emri i parë dhe më i lakuari është ai i Elvis Prençit, mbrojtësit që është kthyer në një lider të vërtetë tek ekipi korçar. Prençi ka arritur që të bindë shumë shpejt sezonin e parë kur veshi fanellën e Skënderbeut dhe pas dy sezonesh të suksesshme është koha që të gradohet kapiten. Dy probleme të zgjidhura duken këto në kampin korçar teksa ende nuk dihet me siguri nëse do të ketë ndryshime nga ana e trajnerit në vijim apo gjithçka do të vazhdojë kështu.

TESTET – Deri në datën 8 gusht Skënderbeu do të vijojë të testojë ekipin e vet me plot katër takime miqësore. I pari është ai ndaj ekipit të “Sunday League” të Helzagut, ekip me të rinj korçarë që kanë marrë pjesë në kampionatin amator të futbollit prej tre sezonesh i organizuar nga FSHF. Në këtë takim Gvozdenoviç do të përdorë lojtarët e rinj kryesisht që nuk kanë pasur shumë hapësira. Më pas në 31 korrik kundërshtar do të jetë Tirana në një test miqësor të vërtetë me shije Superiore. Pas Tiranës Skënderbeu do të luajë dhe dy takime të tjera, fillimisht ndaj Flamurtarit në 4 gusht dhe për ta mbyllur me Besën në 8 gush. Me këto ndeshje miqësore Gvozdenoviç do të mbyllë kështu edhe testimet personale sa i përket cilësive të lojtarëve të afruar duke krijuar një ide më të qartë për organikën prej 25 lojtarësh.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts