Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dëshmon sot në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up.
Në nisje të dëshmisë Beqaj kërkoi që të bëjë një prezantim me Power Point.
Kjo kërkesë nuk u pranua nga kryetarja Albana Vokshi, e cila tha se sipas procedurës ai duhet të bëjë një deklaratë dhe jo prezantim. Vokshi tha se Komisioni Hetimor nuk është as gjykatë as prokurori.
Ndërkohë që Plarent Ndreeca u shpreh se kjo që po bën Vokshi, duke mos lejuar Beqajn të mos bëj prezantim dhe video është heqje e fjalës së lirë.
Në replikën e saj për Ndrecën, Albana Vokshi, tha se “nëse Beqaj do të bëjë prezantim të shkojë në Surrel”, duke nënkuptuar këtu kryeministrin Rama, i cili banon në Surrel.
Pjesë nga debati mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës
Albana Vokshi: I lexova të drejtat që ju jep ligji, ka pasur të drejtën për deklaratë të kotenstualizuar lidhur me objektin e dëshmisë tuaj.
Plarent Ndreca: E kuptova si një merak që ju keni për çështjen që keni në gjykatë, Nuk kemi kufizuar të ardhur nga shkresa e SPAK, nuk është shoqëruar me kufizim të caktuar.
Ilir Beqaj: Dua që këtë dëshmi për të informuar publikun dua të kem mundësinë të bëj një prezantim të ilustroj me zë, video, figurë numra ato që do të them në deklaratë. Kam marrë përgjigje nevative.
Albana Vokshi: Keni të drejtën për një deklaratë të kontestualizuar paraprake, nuk thotë as prezantim as powerpoint, nuk jemi as në konferenca shkencore. Brenda të drejtave që ju jep ligji, sepse kemi shumë pyetje, pa humbur kohë të kaloni tek deklarata e kontestualizuar, të jetë sa më koncize.
Plarent Ndrenca: E para, ne jemi njohur me komunikimin që kemi pasur me avokatin. Vendimi duhet të merret nga Komisioni.
Albana Vokshi: Ilir Beqaj nuk është më i mirë dhe as më i keq se dëshmitarët e tjerë. Të drejtat e çdo dëshmitari do t’i garantohen.
Plarent Ndreca: Është kërkesë legjitime.
Albana Vokshi: Prezantimet bashkë me avokatin shkoi bëji te gjykata. Ne nuk jemi as prokurori as gjykatë.
Plarent Ndreca: Heqja e fjalës është kundër Gjykatës Kushtetuese. A do da lini dëshmitarin të flasi? doni që të flasi sic doni ju?
Albana Vokshi: Shkoni te Surreli, këtu jo. Vetëm një deklaratë.
Plarent Ndreca: Kush je ti?
Albana Vokshi: Po ti kush je?
Plarent Ndreca: Ne jemi shumica ne vendosim.
Albana Vokshi: Nuk ka vendim këtu. Power point këtu nuk vihet po deshët lexoni deklaratën. Deklaratë, jo prezantim.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u arrestua më 4 korrik të këtij viti. Beqaj akuzohet për koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane. Beqaj u burgos me urdhër të SPAK për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
Ish-ministri u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.
Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqje nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).