Debat në Kuvend/ Basha: Koha t’u treguan shqiptarëve jeni pro apo jo listave të hapura. Spiropali: Je produkti më ekzemplar i listave të mbyllura

debat ne kuvend basha koha tu treguan shqiptareve jeni pro apo jo listave te hapura spiropali je produkti me ekzemplar i listave te mbyllura
debat ne kuvend basha koha tu treguan shqiptareve jeni pro apo jo listave te hapura spiropali je produkti me ekzemplar i listave te mbyllura

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se është koha që mazhoranca të tregojë nëse është pro apo kundër listave të hapura.

Basha: Për dikë që ka pasur për 2 vite rolin e bashkëkryetarit të “Zgjedhores” duhet të kishit më shumë durim. Sot duhet të kishit guxim të përgjigjeshit qartë e jo të bënit lojëra fjalësh.
Shqiptarët duhet të dinë qëndrimin për propozimet tona. Nuk mund t’i gënjeni sepse produktin e keni brenda. Në dhjetor 2022 paketën e parë nëntor 2023 paketën e dytë.
Pjesa më e dhimbshme për qytetarët, ëme shtrenjtë në kuptimin e cmimit për demokracinë është pazari i heshtur i interesave të ngushta për t’u mbërthyer pas karrikes.
Duhet të jemi të sinqertë. Menduam që ndryshimet e 2008 do të përmirësonin situatën por na kthyen në këtë Kuvend ku jemi sot. Ku gjithçka vendoset jashtë kësaj salla. Ky është momenti, 6 muaj teatër, ky është momenti që t’i jepet fund teatri. Dihet që vendimi është marrë, duket. Hidhni propozimet instituciooneale të PD e kërkoni votën e Kuvendit që shqiptarët të kuptojnë jeni pro apo kundër listave të hapura, votave të diasporës dhe votimit elektronik.

Pas këtyre akuzave, ka reaguar në një replikë ministrja Elisa Spiropali. Ajo tha se PS-ja është nga ato forcat që nuk ka frikë nga garat e hapura, duke ironizuar kështu PD-në.

Spiropali: Ju jeni produkti më ekzemplar i listave të mbyllura. Për lista të hapura pritet për t’u parë. Nëse ka një njeri që ka frikë nga gara e hapur atë shiheni në pasqyrë

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →