Bota

Debat për zgjedhjen e Belerit eurodeputet/ Studiuesi: Është mbushur Himara me tabela greke! Juristi Gjata: Ja pse do ketë efekt negativ për kryeministrin

debat per zgjedhjen e belerit eurodeputet studiuesi eshte mbushur himara me tabela greke juristi gjata ja pse do kete efekt negativ per kryeministrin

































Zgjedhja e Fredi Belerit si eurodeputet i Greqisë ka shkaktuar debat politik në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Open” në News24, studiuesi Erald Kapri tha se për të është shqetësim fakti që në Himarë ka shumë tabela greke.

beleri eurodeputet

Ndërsa, juristi Çlirim Gjata deklaroi se zgjedhja e Belerit eurodeputet është lajm i keq për Ramën, pasi Fredi Beleri mund të thotë në Europë se është arrestuar padrejtësisht.

Endri Shabani: Fredi Beleri ka fituar si përfaqësues i Greqisë. Nëse Beleri e përdor për të denoncuar korrupsionin e Ramës, është pozitive zgjedhja e tij në PE.

Çlirim Gjata: Zgjedhja e Belerit do ketë efekt negativ për kryeministrin Edi Rama. Do thotë se më keni arrestuar nga drejtësia e kapur nga Edi Rama.

Erald Kapri: Beleri ka thënë shpesh herë se tokat e rrëmbyera në Himarë janë të grekëve, kjo është antishqiptarizëm.  Është mbushur Himara me tabela greke.

Çlirim Gjata: Provoi Rama të ndryshojë kufijtë e nuk ia doli. Propaganda ekstreme nuk sjell asgjë tani në këto kohëra. Rama po shet Kosovën, shet detin. Ju merreni me mizën, ndërsa luani po bën kërdinë. Rama tha se e kam bërë unë Asociacionin, ia kam çuar Macronit, e bëri këtë pa pyetur askënd.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts