Opozita kërkon me ngulm që në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up të marrë pjesë dhe të dëshmojë kryeministri Edi Rama.
Anëtarja e Komisionit Zheni Gjergji tha se mazhoranca nuk gjen do guximin që të thërrasë kryeministrin në Komision.
Ajo tha se dëshmitë po vërtetojnë se urdhrat janë dhënë nga lart nga kryeministri Edi Rama dhe se paratë janë marrë nga Vilma Nushi.
Zheni Gjergji: Mazhoranca nuk gjen dot guximin…Koncesioni i Sterilizmit dhe Check Up ishte sukses i jashtëzaknshëm i xhepave të Vilma Nushit dhe Rrapajt që dëshmoi dje. Gjeni guximin t’i çoni haber kryeministrit tuaj që të vij sepse ka për të dëshmuar shumë në këtë komision. Gjeni guximin dhe harroni alibitë e opozitës për të prishur këtë komision. Ne jemi të përgjegjshëm jemi këtu për të dëgjuar dëshmitarë. Por dëshmitë e tyre ditët e fundit ju kanë vendosur në siklet. Dëshmitë po vërtetojnë se urdhrat janë dhënë nga lart nga kryeministri dhe paratë janë marrë nga Vilma Nushi.