Debate në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet mbi amnistinë penale. Alibeaj kërkoi më shumë kohë për të studiuar variantet e reja. Ndërkohë, Ermonela Felaj ka pasur qëndrim kundër, ndërsa i kujtoi Alibeajt se ka tre muaj që pret.
DEBATI
Felaj: Në kuadër të diskutimeve në parim pr/ligji ka mbi 3 muaj që diskutohet nga kolegët, nuk ka asnjë amendament që është parë ndryshe nga çfarë po përpiqeni të aludoni, çdo amendament të ardhur nga kolegët, janë parë në frymën e këtyre parimeve. S’do doja të hidhej dyshim.
Alibeaj: Për sa kohë sollëm amendamentet tona, ju bëra me dije që teksa thonit janë studiuar, vetëm në këtë seancë pati dy apo tre kolegë, kur thashë që nuk duhet të bëjmë, serioziteti i analizës e do, me shpejtësi nuk mund të ecim, do të, kërkesa ime është të na jepet kohë për të studiuar variantet e reja, është version i ri i sjellë nga maxhoranca, të mos ecim me diskutim nen për nen, të shohim amendamente, qëndrimin mesa duket refuzues.
[embedded content]
Felaj: Ka tre muaj që pret.
Alibeaj: Është një situatë e re me amendamentet që u sollën.
Bushka: Materialin e keni. Nuk është ndonjë volum punë kaq i madh. Janë çështje që i kemi diskutuar edhe më parë. Kështu që mua më duket se po marrim kohë më shumë me këtë çështje se sa me thelbin. Jam dakord me relatorin që të jepet kohë për disa orë.
Majko: Nuk kemi pse ta shtyjmë me 1 orë. Ka 3 muaj që kemi në dorë projektligjin. Të vazhdojmë me procedure e diskutimit nen për nen
Manja: Ka 3 muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë. Nuk votohet nëse thuhet, kështu si them unë ose s’ka.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co