01:01 – 11.02.2024
Egla kja pasur disa debate gjatë këtyre ditëve me Ledjonën dhe Eglën. Gjatë “prime”-t të sotëm, ajo u komentua kështu:
Graciano: Dua të kesh moral në këtë shtëpi. Debati im ka nisur jo nga unë. Ka nisur nga zgjimi në mëngjes, sepse unë zgjohem me muzikë.
Egla: Është me edukatë prandaj…
Graciano: Qëllimi është të më nxjerrë nga vetja. Unë kisha shumë vlerësim për ty, por tani…
Ledioni: A je ndjerë i kërcënuar nga Egla.
Graciano: Po, patjetër. Jo fizikisht. Banorët duan të më nxjerrin nga vetja, por unë ky jam.
Egla: Mallkoi një femër se ishte në pikë të hallit.
Ledjona: Nuk është mallkim nëse them: ‘Ta bëftë Zoti, siç ke zemrën’. Nëse e ke zemrënb e mirë atëherë mirë do gjesh. Ka disa ditë që Egla nuk po e durton dot këtë presion. Ka kaluar në ofendime dhe prekje fizike. Më vjen shumë keq që momentet e vështira i përdor.
Arbëri: Egla, ti e dëgjon veten kur flet? Të duket normale komunikimi jot? Është krejt normale fjalët që përdor? Të përdor të gjitha ofendimet e tua dhe sjelljet kërcënuese ndaj Ledjonës.
Egla: Atëherë nuk e ke parë “Big Brotherin” Arbër.
Arbëri: Shushunjë nuk është një ofendim?
Egla: Është diçka e vogël që të ngjitet në trup, nuk është ofendim. Nuk e kuptoj diskursin tënd.
Arbëri: Nuk më duket fare e këndshme, as shprehja shushunjë, as gati në prekje fizike, nuk mu duk e hijshme. E gjykon publiku a ke të drejtë.
Ori: Kur isha e vogël, shushunjat i vije në lëkurë dhe të thithnin gjakun e keq, ato historitë tonat.
Egla: Unë po e imitoja. Nuk u afrova me një kërcënim.
Ori: Sa për pjesën me Ledjonën, kur the për gratë që duan të ndahen janë viktima. Ishte më e saktë Ledjona kur foli për veten e saj, se sa ti kur ti i përgjigje Ledjonës me pjesën e hipokrizisë.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co