Shqiperia

Debati/ Gazetari: Ju mendoni se fitoni me Berishën në 2025. Bozdo: Është i burgosur politik

debati gazetari ju mendoni se fitoni me berishen ne 2025 bozdo eshte i burgosur politik
debati gazetari ju mendoni se fitoni me berishen ne 2025 bozdo eshte i burgosur politik

Gazetari Denis Dyrnjaja dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo, u përfshinë në një debat gjatë emisionit “Open” në News 24, ku po diskutohej mbi zhvillimet në PD dhe protestën e 11 korrikut.

Gazetari pyeti zyrtarët e PD-së, Luçiano Boçi dhe Enno Bozdo, nëse ata besonin se me Sali Berishën mund të vinin në pushtet.

Por Bozdo iu drejtua gazetarit me një kundërpyetje: “ju si e shikoni Berishën, a mendoni se është i burgosur politik”.

Denis Dyrnjaja tha se nuk mendonte se Berisha ishte një i burgosur politik, duke dhënë opinionin e tij se ish-Kryeministri duhej të largohej nga politika prej kohësh.

“Berisha duhej të largohej nga politika, nuk ëhstë i burgosur politik”, tha gazetari.

Ai u shpreh se do të ishte i gatshëm të votonte për Luçiano Boçin si një kandidat për Kryeministër pasi ai është më i votuari nga zgjedhjet e 2021, duke marrë 20 mijë vota në Elbasan, por atë nuk e kandidon Berisha për Kryeministër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts