Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Dorian Teliti u përfshi në debate të forta me drejtuesin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj në studion e “Open” në News 24. Shkak u bënë akuzat për koncesionet.
Pjesë nga debati:
Teliti: Po marr vetëm një rast që është koncesioni skanimit dhe në 2015, Edi Rama e ndryshoi dhe e bëri me kosto.
Lapaj: Te rruga në Milot të mungojnë ato barrierat mbrojtëse sepse janë vjedhur ato. SPAK ta hetojë. Ka 13 vite. Fakti që këta janë hajdutë nuk amniston hajdutërinë tuaj.
Teliti: Këto janë delitante. Një herë dhe një kohë i bëja edhe unë.
Lapaj: Dy herë të kanë lënë jashtë listave sepse janë të mbyllura.
Teliti: Pse objektiv i jetës sime është të jem në listë. Edhe unë jam për listën e hapur por kjo nuk legjitimon diskursin tënd.
Lapaj: Pse më dërgoni njerëz të bëjë marrëveshje me ju kur qenkam kaq i parëndësishëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co