Deputeti Enkelejd Alibeaj, nga emisioni “Open” në News24, duke folur nëse duhet bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit lidhur me logon apo vulën e PD, tha se çështja e partive nuk ka lidhje vetëm me çështjet juridike.
“Duhet bërë rekurs vetëm për të testuar sistemin, por ne nuk mund të rrimë në pritje se kur do të shqyrtohet çështja. Pra unë kam propozuar që krahas çështjes juridike, ne duhet të shikojmë edhe atë politike. Nuk mund të presim që një çështjes të marrë zgjidhje juridike, ndërsa të lemë pa një zgjidhje politike, ata që në këto 3 vite na kanë mbështetur, që kanë besuar te ne”, tha Alibeaj.
[embedded content]
Ai tha se ka bërë përpjekje për një parti, që nuk ka lidhje me idhujtarinë.
Analisti Fatos Lubonja tha se Alibeaj kërkon veprim dhe jo letargji, sikundër duket se po qëndron Lulzim Basha. “Alibeaj është larguar se nuk është me Berishën se nuk bie dakort, ndërsa me Bashën se nuk pranon letargjinë. Kjo mendoj se është paqartësia në qëndrimin e Alibeajt”, tha Lubonja.
Në debat me analistin, Alibeaj tha se u largua nga grupi parlamentar pasi e konsideron një territor që nuk ishte i tiji, pas vendimit të padrejtë të Gjykatës së Apelit.
“Nuk jam dakort me gjendjen që pas 11 qershorit, ajo struktura që kishte një vello që ishte Partia Demokratike, nuk është më kjo parti. Unë nuk jam që të presim, unë them që të mos lemë betejën që nisëm për vlerat. Ne nuk mund të lemë njerëzit që na besuan pa pika reference. Ne duhet të bëjmë të qartë distancimin nga berishizmi dhe nga Sali Berisha. Ky është një standard. Kush nuk e bën ka respekt, por rrugët tona janë të ndara”, tha Alibeaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co