Deputeti i PS, Xhemal Qefalia i ftuar në hapsirën ‘Intervista e ditës’’ në News 24 foli për komisionin hetimor për sistemin TIMS, ku ai u përfshi dhe në një debat një ditë më parë me Kryetarin e Komisionit.
Sipas Qefalisë debati nisi kur u zbulua se i ftuar si dëshmitar ishte Dervishi, por listat me të ftuarit ishin miratuar nga të dyja palët, pra ishin votuar edhe nga vet opozita.
Më tej Qefalia tha se nuk mund të dalin në treg të dhëna sensitive, duhet të shtrëngohen masat për hyrje-daljet në sistemin TIMS.
[embedded content]
Qefalia:
”Ka qenë një seancë e planifikuar por kryetari i komisionit ishte i pakënaqur për personat e ftuar si dëshmitarë si persona që mund të kenë dijeni lidhur me çështjen.
Edhe pse listat janë bërë më marrëveshjen e të gjithëve dhe nuk ishin dakord më pas për atë që kishin votuar edhe vet, ishin të habitur pse ishte i thirrur si dëshmitar Dervishi apo persona të tjerë që kanë një rol në këto institucione dhe mund të kenë dijeni për temën e seancës.
Dëshmitarët ishin të përfshirë në planin e radhës.
Vet opozita u habit me listën që edhe vet kishte rënë dakord”, tha Qefalia.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co