Debati në Parlamentin spanjoll, sot votohet nisma e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës

debati ne parlamentin spanjoll sot votohet nisma e partise katalunase junts per njohjen e shtetit te kosoves
debati ne parlamentin spanjoll sot votohet nisma e partise katalunase junts per njohjen e shtetit te kosoves

Propozimi i partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës nga Qeveria e Spanjës do të jetë sot në votim në seancën plenare të Kuvendit të Spanjës, ndërsa diskutimi lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës u bë të martën.

Miriam Nogueras, anëtare e Parlamentit, zëdhënëse e partisë katalunase konfirmoi se votimi lidhur me iniciativën e deputetëve të partisë katalunase do të jetë sot në ora 13:00.

“Votimi do të jetë sot rreth orës 13:00”, tha Nogueras.

“Ne presim mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike.

Nuk mund të them të njëjtën gjë nga partitë politike spanjolle.

Ne do të negociojmë deri në minutën e fundit”, tha Noguera

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →