Debati për muzeun/ Kampi veror i Spaçit, burgu komunist pret të rinj nga Europa

debati per muzeun kampi veror i spacit burgu komunist pret te rinj nga europa
debati per muzeun kampi veror i spacit burgu komunist pret te rinj nga europa

Kampi veror i Spaçit prej vitesh bashkon të rinj nga Europa në një përvojë mbi historinë përmes rrëfimeve të ish të dënuarve. Artistë e historianë gjermanë janë pjesë e tij, ndërsa muzealizimi i burgut famëkeq, ende ngjall debat.

Ka nisur kampi veror i Spaçit, një nismë që prej 6 vitesh bashkon të rinj nga disa vende të Europës, në një kamp 5 ditor ku mësohet historia e Shqipërisë në diktaturë dhe jeta në kampin burg të Spaçit. Dy ish të dënuar janë me ta, për të dhënë dëshmi të dorës së parë, ndërsa organizatorët shqiptarë e gjermanë, shpjegojnë rëndësinë.

[embedded content]

“Është viti i 6 dhe çdo vit e me shumë kuptojmë sa i rëndësishëm është sidomos nëse shohim se sa përplasjet në botë dhe nëse shohim lëvizjet ekstremiste e populiste edhe në Evropë që duan të rishkruajnë historinë”, tha Bernd Hirchberger nga “Maksimilian Kolbe Stiftung”.

Mes të rinjve të sivjetshëm, një artist dhe një historian gjerman, njihen me Shqipërinë dhe mënyrën se si diktatura ndikoi në mënyrë të pakthyeshme Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Po punoj me një rrjet kulturor për të çelur një ekspozitë. Më sugjeruan të vij në Shqipëri në këtë kamp veror në Spaç, për të parë se si përballemi me pyetjet mbi të shkuarën, në mënyrë që këto qasje të pasqyrohen në projektin tim artistik” tha artisti pamor, Fabian Sokolouvski.

“Unë jam historian dhe më intereson historia e vendeve të ndryshme. Kisha dëshirë të mësoja më shumë mbi historinë e Shqipërisë dhe atë të Spaçit. Mendoj që kjo vizitë do të më ndikojë  në të ardhmen time në punë”, tha Benjamin Hufnagel.

Përballja e Shqipërisë me të shkuarën ka qenë e zvarritur dhe e pasinqertë. Vendet e kujtesës pothuajse janë shkatërruar ndërsa  ato që u ngritën rishtazi, më shumë tregojnë historinë e udhëheqjes se sa të shtypjes. Së fundmi, po diskutohet muzealizimi i Spaçit, me propozimin që muzeu të ndërtohet jo te kampi, por poshtë në Reps 7km larg, për çka opinioni është i ndarë, ndërsa një palë flasin për ruajtje të objekteve, të tjerë e shohin si largim i vizitorëve nga kampi dhe tëhuajsim i tyre.

3 dekada pluralizëm  nuk arritën as ta zbardhin të shkuarën, as të gjejnë eshtrat e të zhdukurve në diktaturë, as të bëjnë drejtësi në një vend ku  nismat nuk kanë munguar por kanë qenë në kufijtë e sforcimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →