Bota Sport

Debutoi me Kombëtaren A, ja rrugëtimi i Medon Berishës

debutoi me kombetaren a ja rrugetimi i medon berishes

































Mbrëmja e së hënës do të mbetet gjatë në memorien e Medon Berishës. Silvinjo i dha mundësinë që në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit, mesfushori i qendrës të bënte debutimin e tij me Kombëtaren A. Berisha që aktivizohet në radhët e Leçes në Serinë A, zuri vendin e Jasir Asanit në minutën e 76-ë.

medon berisha

Një performancë normale për aq minuta sa 20-vjeçari qëndroi në fushë. Emri i tij në listën e Silvinjos ishte diçka e papritur, duke qenë se më përpara, ai nuk ishte grumbulluar asnjëherë. Medon Berisha ka qenë kapiten i Kombëtares U21, duke luajtur 11 ndeshje dhe shënuar 3 gola. Që tani, në ekipin kombëtar do të nisë një kapitull i ri. Sa i përket rrugëtimit të tij, Berisha është lindur në Zvicër nga prindër shqiptarë dhe është rritur në akademinë e Jang Bojsit, duke kaluar te të gjitha moshat.

Në verën e vitit 2022, ai kalon te të rinjtë e Leçes, ku sezonin e kaluar regjistron 39 ndeshje me 11 gola dhe katër asiste dhe arritja më e madhe ishte shpallja kampion i Italisë me ekipin e tij. Padyshim këto performanca s’mund të mos binin në sytë e drejtuesve të Leçes që në fillim të këtij sezoni e afruan në ekipin e parë. Deri tani, mesfushori 186 cm i gjatë, ka luajtur 6 ndeshje në Serinë A dhe 1 në Kupë. Për të mos harruar, ai është nën menaxhimin e Fali Ramadanit, agjentit të njohur që operon më shumë në tregun italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts