I lindur në Madrid më 23 tetor 1992, Alvaro Morata u rrit në akademitë e disa klubeve madrilene, si Atletiko, Getafe dhe Real Madrid, duke bërë debutimin e tij me ekipin e parë te “Los Blancos”, në dhjetor 2010, me vullnet të Zhoze Murinjos.
Në karrierën e tij ai ka veshur fanellat e Real Madrid, Juventus, Çelsi dhe Atletiko Madrid për një total prej 506 paraqitje dhe 172 golash.
Për më tepër, në 14 vite si profesionist, ai ka fituar dy Liga të Kampioneve, një Superkupë Europe, një Kupë të Botës për Klube, dy La Liga, dy Kupa Mbreti, një Superkupë Spanje, dy kampionate të Serisë A, tri Kupa Italie, dy Superkupat e Italisë dhe një Kupë Anglie.
Ndërkohë, listës së tij të trofeve iu shtua edhe Europiani i fundit, që e fitoi si kapiten i Spanjës edhe pse gjatë turneut shënoi vetëm një gol.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co