Debutoi në Premier League me Burnley, Muric përzgjidhet mes më të mirëve të javës

debutoi ne premier league me burnley muric perzgjidhet mes me te mireve te javes

Arijanet Muric, portieri i Kosovës debutoi me Burnleyn në elitën e kampionatit anglez, në fitoren 2-1 ndaj Brentford. Në këtë takim, Muric ishte vendimtar me pritjet e tij, duke i mohuar disa herë golin kundërshtarit.  Në formacionin e javës në Premier League, të përzgjedhur nga “ikona” angleze Alan Shearer, nuk mungon Muric. 25-vjeçari luajti në sezonin që shkoi për Burnleyn në 41 takime, në Championship.

Gjithashtu, mes më të mirëve janë edhe katër lojtarë të Fulham, pas atij triumfi të pastër 3-0 ndaj Tottenhamit në derbit. Formacioni i javës: Muric, Timo Castagne, Mengi, Robinson Fofana, Muniz, Antonio.

Muric

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co