Tedi Blushi, këshilltar i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, depozitoi zyrtarisht një ankesë të qytetarëve dhe bizneseve të rrugës “Qemal Stafa” lidhur me vendosjen arbitrare të kangjellave, që prej kohësh pengojnë lëvizjen dhe paralizojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë.
“Dëgjoni zërin e qytetarëve! Dëgjoni zërin e fëmijëve dhe të pensionistëve!
Dëgjoni zërin e biznesit! Respektoni kërkesën dhe të drejtat e tyre!
Rruga “Qemal Stafa” duhet të hapet menjëherë!
Do të bëj gjithçka për të mbrojtur me çdo kusht interesin e qytetarëve të Tiranës!”, shprehet Blushi.
Postimi nga Tedi Blushi
Siç u pata premtuar, depozitova sot zyrtarisht në Bashkinë e Tiranës shqetësimin e drejtë të qytetarëve dhe bizneseve të rrugës “Qemal Stafa”, Njësia Nr.2, lidhur me vendosjen arbitrare të kangjellave, që prej kohësh pengojnë lëvizjen dhe paralizojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë.
Ky problem edhe pas denoncimit të përbashkët publik vijon dhe nuk është ofruar asnjë zgjidhje nga Bashkia e Tiranës që vëmendjen e ka tek zhvatja e taksave dhe jo tek shërbimi me dinjitet i qytetarëve dhe bizneseve, që nuk e meritojnë as një sekondë të vuajnë nga papërgjegjshmëria, arroganca, arbitrariteti dhe braktisja.
Dëgjoni zërin e qytetarëve!
Dëgjoni zërin e fëmijëve dhe të pensionistëve!
Dëgjoni zërin e biznesit!
Respektoni kërkesën dhe të drejtat e tyre!
Rruga “Qemal Stafa” duhet të hapet menjëherë!
Do të bëj gjithçka për të mbrojtur me çdo kusht interesin e qytetarëve të Tiranës!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co